Më 24-25 tetor 2017 zyrtarët e Autoritetit Shqiptar të Auditimit morën pjesë në TAIEX. Multi-Country Workshop mbi sfidat e IPA II dhe forcimin e rrjetit të autoriteteve të auditimit në Shkup, IRJM. Workshopi u organizua në bashkëpunim me DG NEAR dhe Autoritetin e Auditimit për Auditimin e Instrumentit të Ndihmës së Para-Anëtarësimit të Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Workshopi synonte të ndante praktikat më të mira dhe mësimet e mësuara në lidhje me auditimin e Instrumentit për Para-Anëtarësim, me qëllim forcimin e Autoriteteve Kombëtare të Auditimit në shtetet përfituese.