Funksionet e AAPAA-s
- Agjencia përmbush funksionin dhe qëllimin e saj në përputhje me marrëveshjet kuadër, të nënshkruara ndërmjet palëve të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Europian, legjislacionin përkatës të Republikës së Shqipërisë, rregulloret për përdorimin dhe menaxhimin e fondeve të BE-së të Komisionit Europian, standardet ndërkombëtare të auditimit dhe manualet e udhëzuesit e Agjencisë.
- Agjencia mund të mbështetet në punën e audituesve të tjerë, në përputhje me standardet ndërkombëtare të pranuara të auditimit.
- Agjencia ushtron kompetencat e mëposhtme:
- harton, nën përgjegjësinë e drejtorit, Strategjinë e Auditimit për periudhën 3-vjeçare, duke përcaktuar metodologjinë, metodat e përzgjedhjes që do të zbatohen për auditimet e operacioneve e të transaksioneve, si dhe për planifikimin e auditimeve;
- dorëzon Strategjinë e Auditimit për tri vitet e ardhshme, brenda muajit nëntor të çdo viti, pranë Komisionit Europian, duke informuar njëkohësisht Zyrtarin Kombëtar të Autorizuar;
- dorëzon pranë Komisionit Europian, si dhe pranë autoriteteve vendase përkatëse planin vjetor të punës audituese ose çdo raport tjetër të specifikuar në marrëveshjen kuadër përkatëse;
- kryen veprimtari audituese me qëllim verifikimin e:
- plotësisë, saktësisë dhe vërtetësisë së raporteve dhe pasqyrave/deklaratave financiare vjetore, si dhe të llogarive vjetore që mbështetin këto pasqyra/deklarata;
- funksionimit efektiv të sistemeve të menaxhimit, kontrollit e të mbikëqyrjes;
- ligjshmërisë dhe rregullsisë së transaksioneve përkatëse;
- harton dhe paraqet strategjitë e auditimit, raportet vjetore të aktivitetit të auditimit dhe opinionet vjetore të auditimit pranë Komisionit Europian dhe Këshillit të Ministrave, duke informuar njëkohësisht institucionet dhe organet kompetente, në përputhje me këtë ligj dhe rregulloret e Bashkimit Europian.
Funksione kryesore të AAPAA-s pershkruhen në ligjin Nr. 90/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Agjencisë së Auditimit të Programeve të Asistencës, Akredituar nga Bashkimi Evropian” dhe për qëllim të këtij program janë të renditura si në vijim.